Antidroga me aksion në Ferizaj, konfiskon marihuanë e kokainë

Njësia e hetimeve të antidrogës ka sekuestruar 12 paketime me narkotikë të llojit kokainë me peshë rreth 4.68 gramë, një qese najloni me kokainë me peshë rreth 12 gramë dhe një qese najloni me marihuanë me peshë 0.31 gramë.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar po ashtu një peshore digjitale si dhe dy telefona celularë.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Halil Alidema”, në Ferizaj, raporton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se aksioni është kryer me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda.
Aksioni ka zënë vend në shtëpinë e një të dyshuari, i cili është arrestuar.
I njëjti, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/