Antidroga me aksion në Suharekë, dileri kapet me marihuanë të paketuara për shitje

Njësia Antidrogë ka ndërmarrë një aksion gjatë ditës së sotme në qytetin e Suharekës.
Burime të IndeksOnline kanë mësuar se gjatë këtij aksioni është kapur një person me një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte e paketuar me qëllim shitjeje.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se personi i arrestuar është i njohur për si shpërndarës (diler) i drogës.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.