Antidroga me dy operacione në Prishtinë, disa të arrestuar

Antidroga e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar në këto momente dy operacione të ndara në rajonin e Prishtinës, me fokus në luftën kundër trafikut të drogës. Si rezultat i këtyre aksioneve, disa persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas burimeve të IndeksOnline, hetimet lidhur me këto raste kishin nisur kohë më parë. Gjatë këtyre operacioneve, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokainë dhe marihuanë, si dhe disa gjësende të tjera që do të përdoren si prova gjatë procedurave gjyqësore.
Pritet që pas përfundimit të këtyre operacioneve të bëhen publike më shumë detaje lidhur me të arrestuarit dhe sasinë e saktë të drogës së konfiskuar.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet përkitazi me rastin…