Antidroga ndalon një veturë të dyshimtë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, gjen disa lloje narkotikësh

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, janë gjetur dhe konfiskuar: 5.56 gr. substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 5.29 gr. substancë e dyshuar narkotike llojit hashash (çokolatë) dhe 0.36 gr. substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë.
Nga të dyshuarit është konfiskuar vetura me të cilën kanë qenë dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/