75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 31 Janar 2025 / k.v

Antidroga në aksion/ Arrestohen tre persona në Shkabaj, konfiskohen mbi 2 kg marihuanë

Njësitet policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës, të cilët po lëviznin me një veturë të dyshimtë, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 28 gramësh. 

Në koordinim me prokurorin e shtetit, është bastisur edhe shtëpia e njërit prej të dyshuarve, ku janë sekuestruar mbi 2 kg marihuanë të ndara në katër paketime, sie dhe tre telefona celularë. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:00./IndeksOnline/