75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia në aksion, kapen mbi 60 kg marihuanë

Drejtoria Rajonale e Gjakovës në bashkëpunim me Departamentin e Antidrogës kanë ndërmarrë aksion në Rahovec pasditen e sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe konfiskuar mbi 60 kg drogë të llojit marihuanë.

I arrestuar është i dyshuari me iniciale H.SH., si dhe dy të tjerë janë në stacion policor duke u intervistuar.

Operacioni i Drejtorisë Rajonale Gjakovë dhe Drejtorisë së Antidrogës është duke vazhduar edhe në këto momente./Indeksonline/