22:00 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Antidroga në aksion, ndalohen veturat e dyshuara në kryeqytet

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion rutinor sonte në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Pjesëtarët e këtij njësiti kanë arritur të ndalojnë disa vetura në të cilat dyshohej se kishte substanca narkotike.

Indeksonline ka siguruar video nga aksioni policor ku shihen shumë policë në stacionin e autobusëve urban që ndodhet afër Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Indeksonline ka pyetur zyrtarët për informim në Polici rreth këtij aksioni, ku të njëjtit kanë deklaruar se ishte një aksion rutinor./Indeksonline/