Antidroga sekuestron mbi 2 kilogramë kokainë në Veternik, disa të arrestuar

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka realizuar sot një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku ka sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë.
Gjatë aksionit, disa persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa janë kryer edhe bastisje në disa lokacione të ndryshme, si pjesë e hetimeve për shpërndarje të narkotikëve.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë lidhur me operacionin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/