11:23 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Antidroga shkatërron 460 rrënjë kanabis sativa, në Gjakovë

Antidroga e Policisë së Kosovës ka gjetur dhe më pas ka shkatërruar qindra rrënjë narkotike, në Gjakovë.

Bimët kanabis sativa ishin me gjatësi deri në 2.5 metra. Sipas policisë së Kosovës në këtë rast kanë bashkëpunuar edhe autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

“Më 03.09.2019 njësitet policore të DHTN-së pas marrjes së informacioneve për bimët narkotike, në bashkëpunim edhe me njësitet e tjera policore dhe Njësitin antidrogë të R. Shqipërisë, kanë arritur që të gjenin lokacionin në të cilin ishin të mbjella dhe të mirëmbajtura rreth 460-rrënjë kanabis sativa me gjatësi 1.5-2.5 metra”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, dërguar mediave.

Në konsultim me prokurorin, pasi janë marrë disa mostra për ekzaminim, të gjitha bimët janë shkulur dhe janë shkatërruar, duke i djegur në vendin e ngjarjes./Indeksonline/