75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / k.v

Antidroga shkatërron laboratorin e drogës në veri

Antidroga e Policisë së Kosovës ka shkatërruar një laborator të drogës në fshatin Kovaç të Zubin Potokut, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi. Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, ka shkruar Sveçla.

Ai thotë se angazhimi në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim./IndeksOnline/