Antidroga shkatërron sasinë e madhe të kanabisit të zbuluar afër Pejës (PAMJE)

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit, transmeton IndeksOnline.
Janë sekuestruar mbi 1 ton drogë në fshatin Kliçinë të Pejës, ndërsa vlera e saj llogaritet të jetë rreth 5 milionë euro.
Sekuestrimin e kësaj drogë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë.
Sipas tij, aksioni i antidrogës është më i madhi i ndodhur pasl;uftës në Kosovë.
Ekipi i IndeksOnlinet është në vendin e ngjarjes, ndërsa tani ka nisur shkatërrimi i bimëve të drogës.
Institucionet e rendit janë duke e organizuar edhe një konferencë përkitazi me aksionin e sotëm për të cilin ende nuk është njoftuar se ka të arrestuar./IndeksOnline/

