75 Mall Live Search
18:20 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / MSH

Antikorrupsioni arreston një të dyshuar për mashtrim me subvencione, përfitoi dhjetëra mijëra euro

Policia e Kosovës, Sektori  i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar  me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020.

Pas intervistimit, sot me datë 08.09.2022, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.