Antoine Griezmann shënon het-trik në fitoren e Atletico Madridi ndaj Celta Vigos

Antoine Griezmann ka shkëlqyer në fitoren e Atletico Madridit ndaj Celta Vigos me rezultat 3-0, ku të tre golat i ka shënuar francezi.
Për Los Colchoneros kjo ishte fitorja e shtatë sezonale dhe vazhdon të mbetet në kontakt me kreun e renditjes.
Francezi golin e parë e shënoi në minutën e 29-të nga penalltia për ta hapur ndeshjen.
Grezimann dy golat e tjerë i shënoi në pjesën e dytë në minutat 64’ dhe 70’.
Atletico Madridi ka 22 pikë të tubuara në vendin e dytë, tri pikë më pak se Real Madridi lider, ndërsa Celta Vigo po kalon sezon të vështirë ku mr 6 pikë është pozitën e 18-të.