75 Mall Live Search
17:41 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Antoine Semenyo kompleton testet mjekësore te Manchester City

Antoine Semenyo ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore si lojtar i ri i Manchester Cityt.

Marrëveshja mes kampionëve të Anglisë dhe Bournemouth-it ishte arritur dhe nënshkruar tre ditë më parë, ndërsa tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i kontratës, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi pritet të firmosë një marrëveshje afatgjatë me “Qytetarët”, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, ashtu siç ishte parashikuar që në fillim të negociatave.

Semenyo i ka dhënë lamtumirën klubit të tij aktual në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur-it të zhvilluar dje.

Paraqitja e fundit me fanellën e Bournemouth-it konfirmoi edhe një herë formën e tij të mirë, duke e bërë transferimin drejt Manchester Cityt një hap të natyrshëm në karrierë./IndeksOnline/