Anton Quni, hap dyert e shtëpisë për strehimin e një familjeje shqiptare
Kosovarët kanë hapur zemrat dhe dyert e tyre për të prekurit nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri.
Që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm, kosovarët shprehen gatishmëri në mënyra të ndryshme për të ndihmuar vëllezërit e motrat shqiptare.
Mbi 400 familje shqiptare iu kundërpërgjigjen thirrjes së kosovarëve për strehim, të cilët tashmë janë vendosur në Prishtinë dhe Pejë, përcjell Indeksonline.
Edhe, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i prekur nga tragjedia që la të vdekur 30 persona, ka ofruar shtëpinë e tij për një familje të prekur nga tërmeti.
Ky është postimi i deputetit Quni:
Në dhimbje e në gëzim së bashku.
Duke shprehur keqardhjen tonë të thellë për humbjet e jetërave, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës, ne familja Quni, ofrojmë shtëpinë tonë për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti.
Shtëpia gjendet në fshatin Fshaj, komuna e Gjakovës.
Për informata të tjera mund të lajmeroheni në këtë numër telefoni; +383 44 264 157
Familja Quni