75 Mall Live Search
14:17 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Anton Quni: Ky mjek ma shpëtoi jetën

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar se ai nuk ka qenë mirë me shëndet.

Ai ka falënderuar doktorin Lulzim Brovina, fal të cilit siç ka thënë jeton me shëndet të plotë.

Quni ka thënë se mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, e siguruan që t’i kthehet familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Shkrimi i tij i plotë:

Shpëtimtari im

Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë