75 Mall Live Search
20:05 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Anton Quni: Nuk u përmbushen pritjet e atyre që duan dështimin e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se nuk janë përmbushur pritjet e atyre që duan të shohin dështimin e kësaj partie, duke iu referuar mbajtjes së Kuvendin Zgjedhor.

Quni ka bërë të ditur edhe emrat e degës së Prizrenit që do të përfaqësohen në Këshill të LDK-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.
Kryetari Mustafa, ne paraqitjen e pare pas marrjes se mandatit ka thene se LDK-ja do te fitoj garen nacionale dhe ka premtuar me shume hapsirë e mundesi per brezin e ri.
Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga;
Anton Quni
Hatim Baxhaku
Haxhi Avdyli
Sadije Osaj Jakupi
Xhavit Ukaj dhe
Driton Selmanaj

Urime dhe na prifte e mbara!