75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Anton Quni përfshihet në debatin për tradhtinë, i përmend 11 prej tyre!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është përfshirë në debatin e fundit rreth çështjes së “tradhtisë”.

Ai ka përmendur 11 lloje të tradhtive që bëhen.

Tradhti është:

Ta dërgosh ushtarin në luftë me pushkë bosh, të paushqyer dhe të pastervitur.

Ta drejtosh pushkën në vëllain tënd.

Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura pēr ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit.

Ti japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti të ia mbathësh vrapit.

Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hedhesh në rrugë.

Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhtar.

Të ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën.

Ta përbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin….se ti je “luftëtari”.

Ta rrënosh shtetin sa herë që ti i frikësohesh gjykimit.

Ta mbash popullin në frikë duke shpifur armiqtë brenda tij.

Ta mbulosh tradhtinë me tradhti!