Anton Quni rrëfen një ngjarje të rrallë në luftë për Agim Ramadanin

Anton Quni ka rrëfyer një ngjarje të rrallë në luftë me Agim Ramadanin. Ndërsa tregon se si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Quni tregon se si Agim Ramadani i dha një ushtari pushken e tij, e cila ishte në gjendje me të mirë, pasi që ushtari ankohej për gjendjen e pushkës së tij.
Quni ndër të tjera rrefen dhe se si Agim Ramadani arriti të marrë nga armiku një armë Vector 5.56 mm
Rrëfimi plotë i Anton Qunit:
Ja si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Agim Ramadani, njihej për trimërinë dhe vendosmërinë e tij, por edhe për kujdesin ndaj çdo ushtari.
Një histori nga përgatitjet e fundit para se të hynin në Kosovë.
Njëri nga ushtarët e tij ankohet për gjendjen e pushkës së vet, një AK-47. Pa hezitim, Agim Ramadani merr pushkën e ushtarit dhe ja jep atij pushkën e vet, që ishte në gjendje më të mirë. Ndërkohë, ai i thotë ushtarit: “Me këtë pushkën tënde, unë do t’ja marr armikut një pushkë më të mirë!”
Dhe kështu ndodhi. Në Betejën e Zharës, në luftime kundër njësisë elitë të Brigadës së 63-të të parashutistëve serbë, Agimi ia doli të siguronte një nga armët më të avancuara të kohës, një Vector 5,56mm.
Ky veprim tregon jo vetëm shpirtin e tij luftarak, por edhe përkushtimin e tij ndaj shokëve të luftës, duke dëshmuar se një udhëheqës i vërtetë sakrifikon gjithçka për ekipin e tij.