75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

Antonela flet hapur, sipas saj këta janë personazhet më falso në BBV

Ish banorja e BBV, Antonela Berisha, ka folur hapur sa i përket personazheve në BBV.

E ftuar tek ‘E Diell’, ajo nuk hezitoi të flas me emra, shkruan Indeksonline.

Sipas saj, personazhet më falso janë Iliri dhe Arjola.

A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela./Indeksonline/