75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Antonela “godet” në shenjë, tregon se ka një të dashur të ri

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip Albania”, Antonela Berisha, ka qenë tejet e komentuar për deklaratat e saj thumbuese drejtuar ish-banorëve të shtëpisë.

Pas shumë përpjekjeve për të gjetur një të dashur, duket se kësaj radhe ka ‘goditur’ në shenjë, shkruan Indeksonline.

E ftuar në një emision, Berisha ka konfirmuar që është në një lidhje dashurie por që ende nuk është e pavendosur.

“Po, jam në lidhje dashurie por që për momentin është e komplikuar dhe jam e pavendosur në këtë aspekt”, kishte thënë ajo.

Kujtojmë, që gjatë qëndrimit në shtëpi ajo kishte bërë rrëfime nga jeta private duke thënë madje se ka qenë e dashuruar në një burrë të martuar.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar.

Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”.

Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, ishte shprehur Antonela./Indeksonline/