75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 04 Prill 2024 / G T

Antonela ndal veturën dhe “detyron” Messin të bëjë foto me tifozë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihen disa tifozë duke ndalur një makinë në një rrugë të Miamit në Amerikë.

Në veturë ishte Lionel Messi, lojtari i Kombëtares së Argjentinës dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo, shkruan Indeksonline

Gruaja e yllit të Inter Miamit e ndali makinën kur pa tifozët, ajo “detyroi” në njëfar mënyre bashkëshortin e tij të bëjë foto me ta.

Sigurisht që gëzimi i tifozëve ishte mjaftë i madh, pasi bën foto me një legjend të madhe të futbollit botëror./Indeksonline/