18:36 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

Antonela u ‘shkri’ pas Atdheut, shpërthen Blerimi: Nuk më provokon dot

Antonela dhe Blerimi janë konkurrentët të cilët kanë shprehur një pëlqim për njëri tjetrin.

Ata kanë një tension, pas takimit katër minutësh të Antonelës me Atdheun, shkruan Indeksonline.

Blerimi ishte ai i cili u shpreh se nuk mund ta provokoi pa marrë parasysh se çfarë bën.

Më poshtë biseda e plotë.

Antonela: Të përqafoj pak se je mërzit me mu. Çohu në këmbë.

Blerimi: Po çohem prej respektit ndaj femrës.

Antonela: Pse ndaj meje jo?

Blerimi: Pse s’je femër ti? Ulu të diskutojmë.

Antonela: Pëlqimin e kam akoma, por ai është pak kështu…

Blerimi: Jam i zhgënjyer nga 4 minutëshi. Nuk ishte takim por flirtim, këmbët, buzët, sytë.

Antonela: Nuk bëra diçka të gabuar. Përderisa Riniani preket dhe tërhiqet, nuk më ka interesuar aq sa mendoja. Nuk e kuptoj pse revoltohesh kaq shumë për asgjë.

Blerimi: Mua nuk më provokon dot.

Antonela: Ku ishte provokimi dhe të shpjegoj unë?

Blerimi: Më fal, çfarë të duhej takimi 4 minutësh.

Antonela: Më ka thirr në telefon me u sqaru. I thashë jam në program.

Blerimi: Nuk ishe te kafja e tij me u sqaru?

Antonela: Jo. Nuk më kërkon mua llogari se nuk jam gruaja jote. Të ishte ashtu, nuk dilja publikisht në mes të Sarandës.

Blerimi: Ti më ke kërkuar mua llogari gjithmonë. Po të kursej në respekt të mamit tënd.

Antonela: Jo Mos e përsërit më këtë gjë. Edhe ajo ka respekt për ty shumë.

Blerimi: Jam e sigurt që është kundër këtyre gjërave që ke bërë ti./Indeksonline/