75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Antonio Conte zgjidhet trajneri i muajit në Serie A

Antonio Conte është zgjedhur trajneri i muajit shtator në Serie A.

Ai me Napoli fitoi dy ndeshje në Serie A dhe barazoi me Juventusin, ku skuadra e tij shënoi 6 gola dhe nuk pësoi asnjë gol, shkruan IndeksOnline.

Napoli i Contes, gjatë muajit shtator mposhti edhe Palermon në Tim Cup, me rezultat 5-0.

Trofeu do t’i dorëzohet para ndeshjes Napolit – Como.

Çmimi jepet nga një juri që vlerëson trajnerët për kriteret sportive-teknike si dhe për cilësinë e lojës.

“Që nga ardhja e tij në Napoli, Conte u ka përcjellë lojtarëve filozofinë e tij, e cila bazohet në punën e palodhur, ambicjen dhe mentalitetin fitues. Ky qëndrim i ri i lejoi Napolit të arrinte menjëherë rezultate pozitive, duke justifikuar zgjedhjen e presidentit për të sjellë  në Itali një nga trajnerët më të suksesshëm në botë”, ka komentuar përzgjedhjen e tyre juria.

Napoli aktualisht është lider i tabelës në Serie A, me 13 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/