08:55 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Antony akuzohet për dhunë në familje

Futbollisti i Manchester United, Antony mund të ketë probleme me ligjin në Angli.

“UOL Esporte” raporton se përfaqësuesit e ish-partneres së brazilianit, Gabriela Cavallin, po përgatisin një ankesë kundër Antony për dhunë në familje, shkruan IndeksOnline.

Ndaj 23-vjeçarit, përfaqësuesit e Gabrielës po përgatisin një fokument 70 faqesh, ku janë duke mbledhur prova për sjelljes abuzive dhe agresionit të kryer.

Sipas avokates Vanessa Souza, Antony mund të përgjigjet për tre krime të ndryshme në Angli./IndeksOnline/