Antony dëshiron të mbetet te Betisi, refuzon ofertën e skuadrës nga Serie A

Futbollisti brazilian, Antony ka shprehur dëshirën për të vazhduar të lauj te Betisi.
25-vjeçari i cili gjatë muajit janar u huazua te skuadra spanjolli, duket se u ringjall duke pasur paraqitje fantastike, duke shënuar 9 gola dhe bëri pesë asiste, shkruan IndeksOnline.
Antony së fundi ka pasur një ofertë nga skuadra italiane, Como, por raportohet se e ka refuzuar atë.
Braziliani dëshiron të qëndroj te Betisi dhe sipas raportimeve ka pranuar edhe ulje të pagës për 30%.
Mbetet të shihet nëse Betis do të arrij një marrëveshje përfundimtare me Manchester United, për transferimin e Antonyt./IndeksOnline/