Antony: Me Ancelottin kemi një shans për të fituar Kupën e Botës
Dje është hedhur shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.
Kombëtarja e Brazilit është një nga skuadrat favorite për këtë trofe, edhe pse konkurenca do të jetë tepër e fortë, shkruan IndeksOnline.
”Selecao” për herë të fundit e ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002, por mbetet ende kombëtarja me më së shumti trofe.
Në krye me Carlo Ancelottin, Brazili do të synojë të fitoj Kupën e Botës pas 24 viteve.
E për këtë beson edhe futbollisti brazilian, Antony, i cili thotë se me Ancelottin, kombëtarja e Brazilit ka shanse më të mira për të arritur deri te ky sukses.
Në një intervistë për ”Marca”, Antony shpreson që të jetë pjesë e listës finale të Brazilit për Kupën e Botës dhe të shpallen kampion nën drejtimin e Ancelotti.
”Është një ëndërr të vesh fanellën e ekipit tim kombëtar dhe të jem në gjendje të luaj në Kupën e Botës. Është një ëndërr. Por së pari, duhet t’i bëj gjërat mirë këtu përpara se të shkoj në ekipin kombëtar.
Mendoj se në Kupën e Botës së fundit patëm pak fat të keq në ndeshjen kundër Kroacisë. Ishte e vështirë, kishim një ekip shumë, shumë të mirë. Dhe sigurisht, tani kemi Ancelottin, i cili është një trajner fitues, gjë që është shumë e rëndësishme. Me Ancelottin, kemi një shans. Kur njerëzit flasin për ekipin kombëtar brazilian, për mua është më i miri në botë, kështu që duhet të luftojë për gjithçka.”, ka deklaruar Antony.
Kujtojmë që Brazili për kundërshtar në fazën e grupeve të Kupës së Botës do ta ketë Marocon, Haitin dhe Skocinë./IndeksOnline/

