75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / SH

Antony më në fund bëhet me skuadër të re

Ka marrë fund njëra nga dilemat më të mëdha të afatit kalimtar veror. Antony përfundimisht do të jetë futbollist i Betisit.

Ylli brazilian është larguar nga Manchester Unitedi, skuadër e cila e kishte blerë për 100 milionë euro. Betisi ka nënshkruar për 25 milionë euro me të.

Por në rast të shitjes së lojtarit nga Betisi në të ardhmen, Manchester Unitedi do të përfitojë gjysmën e parave të shitjes së tij./Indeksonline/