14:32 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Antwerp transferon futbollistin argjentinas para ndeshjes me Dritën

Skuadra e Antwerpi ka transferuar futbollistin argjentinas Gaston Avila, nga Boca Juniors.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën belge, shkruan Indeksonline.

Ky përforcim vie pak ditë para ndeshjes kthyese ndaj Dritës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Avila luan në pozitën e mbrojtësit por mund të luajë edhe në mesfushë.

Vlera e tij në tregun e transferime është pak më e lartë se komplet skuadrën e Dritës.

Sipas ‘Transfermarkt’ Avila vlerësohet me çmimin 4.5 milionë euro, ndërsa i gjithë ekipi i Dritës momentalisht vlen 4.48 milionë euro.

Kujttojmë që ndeshja e parë mes Antwerpit dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabart 0-0..

Ndeshja e dytë zhvillohet të ejten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00./Indeksonline/