Antwerpi i Arbnor Mujës gjunjëzon Barcelonën

Antwerpi ka bërë befasin e mbrëmjes në Champions League.
Skuadra belge ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte fitorja e parë e Antwerpit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Vermeeren hapi serin e golave në minutën e 2-të.
Barcelona barazoi rezultatin në minutën e 35-të, me golin e Ferran Torres. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Antwerpi riktheu epërsinë me golin e Janssen në minutën e 56-të.
Dy golat e tjerë u shënuan në minutat shtesë.
Marc Guiu barazoi përsi rezultatin në 90+1, ndërsa Ilenikhena i solli fitoren Antwerpit në 90+2.
Barcelona e mbyll fazën e grupeve si lider në Grupin H, me 12 pikë, ndërsa Antwerp e fundit me 3 pikë./IndeksOnline/