75 Mall Live Search
23:18 / E Martë, 22 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Antwerpi i Mujës, një ndeshje larg fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Royal Antwerpi është një ndeshje larg grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi skuadra belge mposhti AEK Athens, me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Janssen. Në këtë u ndeshje u paraqit edhe Arbnor Muja, i cili luajti mbi 20 minuta.

Ndërkohë në dy takimet e tjera, Copenhagen e mposhti Rakow Czestochoëan me rezultat të njëjtë.

Ndërsa ballafaqimi në mes Rangers dhe PSV Eindhovenit u mbyll baras 2-2.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave, ku do të mësohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në fazën e grupeve të ligës më të fortë në planet.