75 Mall Live Search
20:32 / E Diele, 14 Shtator 2025 / G T

Anuar Krasniqi shkëlqen në Spanjë, e bën Kosovën kampione të Europës

Kombëtarja e Kosovës është shpallur kampione në karate, në turneun e mbajtur në Guadalajara të Spanjës.

Anuar Krasniqi, vetëm 14-vjeçar ishte karateisti më në formë dhe që çoi Kosovën deri te medalje të artë, shkruan Indeksonline

Krasniqi me trajnerë dyshen: Qendrim Shaqiri dhe Shemsi Shaqiri, treguan karakter të fortë dhe fitues. Ky ekip është nga Shkolla e Karatesë “Sharri” nga Ferizaj.

Djaloshi vetëm 14-vjeçar, gjatë rrugës pati kundërshtarë edhe të moshës më të madhe, si: U15 dhe U16./Indeksonline/