75 Mall Live Search
19:40 / E Martë, 18 Mars 2025 / MSH

Anulimin e tenderit për stadiumin e Gjilanit, drejtori i Dritës e krahason me sezonet e serialeve turke

Drejtori i klubit futbollistik Drita, Valon Zymberi, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për pezullimin e tenderit për stadiumin e Gjilanit.

Këtë vendim, Zymberi e ka konsideruar si “sezon të ri të serialeve turke”, duke thënë se projekti më shumë i ngjason një stacioni autobusësh sesa një stadiumi.

“Qyteti i Gjilanit meriton stadium me projekt modern sikur të qyteteve tjera e jo sikur ky që është projektuar para 10 vjetëve, e i cili ndoshta për atë kohë ka qenë i pranueshëm” ka thënë Zymberi.

Sipas tij, meqë është pritur deri tani, le të pritet edhe sivjet se ndoshta mund të bëhet ashtu si do të duhet të bëhej.

Ky është postimi i plotë i tij:

Njoftimi nga MKRS-ja për pezullimin e sërishëm të tenderit për stadiumin e Gilanit tregon për një “sezon të ri të serialeve turke” që na pret edhe këtë vit lidhur me tenderin e stadiumit, por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të mirën e qytetit!

Nëse i shiqojmë projektet e stadiumeve të qyteteve tjera, shihet që stadiumi i Gilanit është projekti që më shumë ngjason një statcion të autobusëve se sa një stadium.

Në qytete evropiane stadiume si ky i Gilanit i nxjerrin nga funksioni sepse nuk janë më stadiume që përmbushin kriteret e një stadiumi me standarde moderne, kurse ne pretendojmë që ta ndërtojmë një stadium të till dhe ta kemi në shërbim për 20-30 vitet e ardhshme ndoshta edhe më gjatë.

Qyteti i Gilani meriton stadium me projekt modern sikur të qyteteve tjera e jo sikur ky që është projektuar para 10viteve e i cili ndoshta për atë kohë ka qen i pranueshëm.

Ky shqetësim sa më shpejtë duhet të ngritet nga dy klubet e qytetit e pastaj të përkrahet edhe nga spektri politik lokal dhe nga i gjithë komuniteti sportdashës sepse bëhet fjalë për një aset të qytetit në të cilin do të kalojnë shumë gjenerata.

Nuk është e vështirë të dallohet diskriminimi që i është bërë Gilanit me këtë projekt, vetëm shihni fotot e stadiumeve(projekte të prezantuara nga MKRS)që do të bëhen në qytetet tjera dhe shih stadiumin e Gilanit që nuk e ka as gjën më elementare, mbulojen e tribunave🥺

Nëse kemi prit qe 8 vjet, po presim edhe sivjet po bile le te bohet qysh duhet