75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Anulohen disa fluturime në aeroportin e Prishtinës

Në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” janë anuluar disa fluturime natën e sotme.

Udhëtarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë sot, u është thënë se anulimi i fluturimeve ka ndodhur si pasojë e mjegullës së dendur.

Përmes imazheve të dërguara nga lexuesit e Indeksonline, shohim që një numër i madh i udhëtarëve kanë  mbetur duke pritur në ambientet e këtij aeroporti./Indeksonline/