13:18 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Socialdemokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit.

PZAP-ja ka marrë vendimin, që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin-Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaçanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë. Po ashtu PZAP-ja ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodxhiq i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut. Për Koalicionin VAKAT i janë anuluar votat në Leposaviq.