75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / Gj. Sh

Anulohen qindra fluturime për shkak të erërave të forta

Qindra fluturime janë anuluar dhe transporti hekurudhor është pezulluar pasi një stuhi me erera të forta përfshiu Pekinin dhe Kinën veriore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Deri në 11:30 me orën locale ishin anuluar 838 fluturime në dy aeroportet kryesore të kryeqytetit.

Stuhia më e forta në kryeqytetin kinez për më shumë se gjysmë shekulli do të vazhdojë gjatë fundjavës, duke detyruar mbylljen e atraksioneve dhe vendeve historike për shkak të shpejtësisë së erës që ka shkuar në 150 km/h.

Rrugët e qytetit ishin të qeta dhe shumë pak banorë mund të shiheshin duke ecur përreth.

“Sot pothuajse nuk ka njerëz në rrugë. Megjithatë,stuhia  nuk ishte aq e fortë sa e kisha imagjinuar jo në atë pikë sa ishte e pamundur të dilje. Kisha planifikuar të vizitoja një dyqan por ishte mbyllur për shkak të motit të keq. Shpresoj që situata të mos bëhet më keq.”

Miliona njerëz u këshilluan të qëndrojnë brenda, dhe disa media shtetërore që paralajmëruan se personat që peshojnë më pak se 50 kilogramë janë më të rrezikuarit. /tvklan