17:02 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Anulohet dënimi për Shukri Bujën, rasti kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e dy avokatëve të Shukri Bujës, Arianit koci dhe Granit Vokshi duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë.

Me këtë rast rasti është rikthyer në rigjykim dhe rivendosje, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline, rastin e ka konfirmuar avokati Koci.

“Kam pasur besimin e plote se ankesa e jone do te aprovohet, dhe drejtësia do te vihet ne vend.”, u shprehë ai.

Shukri Buja ishte dënuar me 5 tetor të vitit 2018 me tre vite burg pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje./Indeksonline/