Anulohet edhe një tjetër festival botëror, për shkak të koronavirusit

“Burning Man Festival 2020” zyrtarisht është anuluar.
CEO e festivalit, Marian Goodell shpjegoi vendimin në një video mesazh, së bashku me një deklaratë në lidhje me të.
“Pas shumë dëgjimit, diskutimit dhe shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi marrë vendimin e vështirë që të mos ndërtojmë Qytetin Black Rock në vitin 2020”, thuhet në deklaratën, e cila ishte postuar në faqen e internetit të Projektit të Burning Man. “Duke pasur parasysh realitetin e dhimbshëm të COVID-19, një nga sfidat më të mëdha globale të jetës sonë, ne besojmë se kjo është gjëja e duhur për të bërë.”
Ajo vazhdoi, “Po, ne jemi të zemëruar. Ne e dimë që edhe ju jeni. Në vitin 2020 kemi nevojë për lidhje njerëzore dhe imediate më shumë se kurrë. Por shëndeti publik dhe mirëqenia e pjesëmarrësve, stafit dhe fqinjëve tanë në Nevada janë përparësitë tona më të larta. “
Sidoqoftë, festivali thuhet se do të vazhdojë në një format virtual, me emrin “The Multiverse”.
Nëse keni blerë një biletë për festivalin, i cili shkon 1.400 dollarë, organizata po ofron rimbursime.
Nëse nuk e dini, Burning Man është një koleksion artistësh dhe entuziastësh të teknologjisë në shkretëtirë, duke u radhitur në kampe të ndryshme./Indeksonline/
