Anulohet festivali më i njohur i demave në Spanjë

Festivali më i njohur i drejtimit të demave në Spanjë në
qytetin verior të Pamplona është anuluar për shkak të krizës së koronavirusit,
tha sot bashkia e qytetit Pamplona, transmeton Indeksonline.
Festimi i San Fermin është shekullor dhe zakonisht ndiqet nga qindra mijëra njerëz.
Gjatë festimit, demat luftarakë gjysmë-ton ndjekin qindra pjesmarrës, shumë prej të cilëve veshin këmisha dhe shalle tradicionale të bardha, nëpër rrugët e ngushta të qytetit çdo mëngjes.
Këshilli bashkiak ra dakord të pezullojë ngjarjen që zhvillohet çdo vit midis 6 dhe 14 korrik./Indeksonline