13:59 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

Anulohet festivali “Sziget”, shkaku i pandemisë

Festivali Sziget në Hungari shtyhet për vitin tjetër.

Kështu ka njoftuar të enjten organizata e festivalit, transmeton Indeksonline.

Ky event është mbajtur çdo vit në muajin gusht.

Vitin e kaluar ky festival ishte shtyrë për shkak të pandemisë.

“Ne në Sziget besojmë që është përgjegjësi të drejtojmë njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe. Pasi të kemi kaluar tërësisht këtë periudhë besoj që do të kthehemi në vitin 2022”.

Sziget ka tërhequr shumë persona çdo vit./Indeksonline/