75 Mall Live Search
00:22 / E Martë, 19 Korrik 2022 / AR

Anulohet fluturimi Berlin-Tiranë në momentin e fundit, qindra mërgimtarë bllokohen në aeroport

Në momentin e fundit është anuluar fluturimi i kompanisë Wiz Air, nga Berlini për në Tiranë.

Burime të Indeksonline tregojnë se qindra udhëtarë, shumica mërgimtarë të Kosovës, kanë mbetur në aeroport pa asnjë sqarim.

Pasi kanë kryer kontrollat dhe check in, atyre në fund i është dhënë lajmi se aeroplani nuk fluturon.

Më pas të gjithë janë kthyer, dhe sërish gjatë daljes i është bërë kontrolla.

Më poshtë pamje: