Anulohet Haxhi 2020, Bashkësia Islame e Kosovës jep detaje

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe rrezikut që ky virus të bartet, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres ka marrë vendimin për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Njoftim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me Haxhin 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), njofton opinionin
e gjerë në Kosovë se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që
ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim
për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë
milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë
persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm
nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.
Duke respektuar rekomandimet dhe sqarimet e institucioneve shëndetësore në
Mbretërinë e Arabisë Saudite, por edhe në shumicën e vendeve të botës, në
lidhje me rreziqet e vazhdueshme që rrjedhin nga kjo pandemi, mungesës së një
vaksine në dispozicion dhe një kure për të infektuarit, Ministria Saudite e
Haxhit dhe Umres, ka njoftuar se ka marr këtë vendim për të ruajtur sigurinë e
shëndetit publik.
Në këtë njoftim të autoriteteve saudite, këtë vit, ritualin e Haxhit do ta
kryejnë vetëm personat që ndodhën brenda territorit të Arabisë Saudite dhe jo
të vendeve të tjera. Po ashtu, në këtë vendim thuhet se kjo masë është gjykuar
si e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të
gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë
procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin
e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.
Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin
për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet
që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm!