Anulohet koncerti në Deçan pas aksidentit tragjik në Kroaci

Në komunën e Deçanit sot ishte paraparë të mbahej një koncert.
Duke ftuar këngëtarë më me nam në Kosovë, kjo komunë kishte hapur panairin verore “Deçani 2021” me datat 24 dhe 25 korrik, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, pas tragjedisë në aksidentin e ndodhur në Kroaci ku humbën jetën 10 qytetarë dhe 45 u lënduan, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook ka treguar që ky koncert është anuluar.
Më poshtë postimi i plotë.
‘Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,
bashkëndjejmë dhimbjen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që u lënduan në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Kroaci, me bashkatdhetarët nga Kosova.
Për këtë arsye, komuna e Deçanit merr vendim që koncerti i paraparë të mbahej sonte, të anulohet!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
BR’./Indeksonline/