75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / AR

Anulohet koncerti “Y100 Jingle Ball” shkaku i koronavirusit

“Y100 Jingle Ball” i iHeartRadio, nuk do të transmetohet këtë vit.

Ky koncert ishte caktuar të organizohet në FLA Live Arena, këtë të diele, transmeton Indeksonline.

“Për shkak të rritjes së variantit të ri Covid-19 dhe për të minimizuar më tej çdo rrezik të mundshëm, si masë paraprake dhe për sigurinë e stafit, talentit dhe të ftuarve tanë, ne kemi marrë vendimin të anulojmë iHeartRadio YIOO Jingle Ball”, njoftuan organizatorët.

“Faleminderit për mirëkuptimin. Mbajtësit e biletave do të marrin një rimbursim brenda 48 orëve dhe nëse kanë ndonjë problem, ata duhet të kontaktojnë pikën e tyre të blerjes./Indeksonline/