75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Anulohet konferenca Haradinaj-Mogherini në Bruksel

Është mbajtur takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA) në Bruksel, raporton Indeksonline.

Takimi ka nisur në orën 13:00 ndërsa delegacionin e Kosovës e ka kryesuar kryeministri Ramush Haradinaj kurse atë të BE-së, Federica Mogherini.

Ishte paraparë që pas këtij takimi të mbahet konferencë për media, mirëpo ajo në çastet e fundit është anuluar për arsyeje ende të panjohura.

Mediat kishin raportuar sot gjatë ditës se në takim përveç MSA-se, do të diskutohet edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë./Indeksonline/