Anulohet konkursi për drejtor të policisë, gjykata nxjerr masën e përkohshme

Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, i shpallur javën e kaluar, është pezulluar me vendim të gjykatës.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Gjykata ka shpall vendim të masës së përkohshme rreth konkursit për drejtor të policisë i shpallur me 18 nëntor.
Ende nuk dihet arsyeja pse është marrë kjo masë derisa konkursi ka qenë i hapur deri më 2 dhjetor të këtij viti.
Konkursi ishte shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas shkarkimit të Rashit Qalaj nga kryeministri Avdullah Hoti.
Aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë është Samedin Mehmeti./IndeksOnline/