75 Mall Live Search
15:07 / E Diele, 01 Shtator 2024 / LB

Anulohet konkursi për kryeshef në KRU ‘Hidrodrini’

Bordi i ri i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit.

“Në mbledhjen e sotme konstituive – virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të Qëndresa Kukaj,  Mirjeta Heta,  Noli Carrabregu dhe Samir Lleshi – Drejtor dhe Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024”, njoftojnë nga kjo kompani.