75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Anulohet konkursi për vendosjen e kioskave në Komunën e Prishtinës

Me vota 28 për, 11 apstenime dhe asnjë kundër Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për konkursin e hapur për vendosjen e kioskave në Komunën e Prishtinës.

Replika dhe akuza të shumta u hodhën midis këshilltarëve të Vetëvendosje-s, LDK-së e PDK-së, se ky konkurs është hapur për interesa personale të tre miljonerëve e jo për te mirën e 30 familjeve. Pas një diskutimi prej më shumë se njëorësh, në fund, u anulua konkursi.