75 Mall Live Search
09:13 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Anulohet pa asnjë arsye fluturimi Prishtinë- Frankfurt

Në orën 06:00 të ditës së sotme është paraparë të behej fluturimi nga Prishtina për në Frankfurt të Gjermanisë.

I njëjti është anuluar, dhe kjo pa ndonjë arsye, shkruan Indeksonline.

Ndonëse shumë pasagjer që kishin rezervuar biletat për këtë drejtim, të njëjtit janë kthyer pas kjo pasi që atyre nuk është dhënë ndonjë arsye e anulimit të fluturimit.

Kujtojmë faktin se kushtet meteorokogjike kanë qenë në nivelin e duhur, dhe se të gjitha kushtet për fluturim kanë qenë mëse të përshtatshme. /Indeksonline/