10:56 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Anulohet panairi i veturave në Gjenevë, shkaku i koronavirusit

Njëri nga panairët më të mëdhenj në botë, ai i Gjenevës, është anuluar shkaku i koronavirusit.

Anulimin e panairit e kanë konfirmuar organizatorët, të cilët kanë fajësuar masat shëndetësore të ndërmarra nga Qeveria zvicerane ndaj koronavirusit.

“Ndjejmë keqardhje për këtë situatë, por shëndeti i pjesëmarrësve është prioriteti kryesor. Ky është një rast i forcës së lartë dhe rrethanave që janë jashtë kontrollit tonë”, është shprehur Maurice Turrettini, kryetar i “International Motor Shoë Geneva”.

Ndërsa drejtori i “International Motor Shoë Geneva”, Olivier Rhis, tha se biletat individuale do të rimbursohen, por ekspozuesit do të duhet të mbulojnë kostot për kabinat e vendosura tashmë, për të cilat thotë se tashmë janë kryer 90 për qind prej tyre.

Ai shtoi se shumica e veturave ishin planidikuar të arrinin gjatë fundjavës.

Rhis ka thënë gjithashtu se qyteti i Gjenevës fiton 200-250 milionë euro nga ky panair, por ende nuk mund të vlerësojë humbjet e organizatorëve për këtë anulim.

Edicioni i 90-t i “International Motor Show Geneva” ishte planifikuar të mbahej nga 5-15 mars. /IndeksOnline/